Politika Rama takon ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Rama takon ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Takimi është mbajtur para mbledhjes së grupit parlamentar të PS, në vilën qeveritare 30 në zonën e ish-Bllokut.

Takimi mes të dyve zhvillohet para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Socialistët pritet që të propozojnë emrat për Presidentin e ri të Republikës, por edhe të dalin me një qëndrim për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, Aqif Rakipi, u sanksionua financiarisht nga Departamenti i Thesarit të SHBA.