Aktualitet Zbardhet grabitja e postës në Kamëz: Arrestohet një person, një tjetër në...

Zbardhet grabitja e postës në Kamëz: Arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Zbardhet grabitja e filialit të postës në Kamëz një ditë më parë. Policia njoftoi sot se ka identifikuar dhe ndaluar njërin prej autorëve të grabitjes.

Ai është një 20-vjeçar me iniciale, A. K. banues në Kamzë. Në kërkim është shpallur edhe një bashkëpunëtor i tij, 30 vjeç me iniciale E.S..

Të dy këta persona nën kërcënimin e një arme morën një shumë parash nga filiali.

Policia tha se ka sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.