Kryesore Rama takon sërish Erdogan, zyra e Presidentit turk shpërndan pamjet

Rama takon sërish Erdogan, zyra e Presidentit turk shpërndan pamjet

Pas më pak se dy muaj, kryeministri Edi Rama është rikthyer në Turqi për t’u takuar me mikun e tij, presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Kreu i qeverisë po zhvillon një vizitë në Turqi, ndërkohë që ende nuk ka ende detaje nga axhenda e tij, apo arsyet e takimit me presidentin Erdogan.

Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë informacione mbi temat që po diskutohen, ndërsa zyra e Presidentit turk vetëm pak minuta pasi Rama dhe Erdogan shtrënguan duart, publikoi pamjet.

Vizita e Ramës në Stamboll vjen disa ditë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e kopshtit “Zubeyde Hanim”.

Gjatë vizitës së fundit në Tiranë, Presidenti turk shprehu zhgënjimin përse Shqipëria ende nuk ka bërë sa duhet për të luftuar pjesëtarët e organizatës “Feto” që ai e konsideron si terroriste.

Ndërkohë, rreth 2 vjet më parë, në janar të 2021, Edi Rama u prit me një ceremoni madhështore nga lideri turk.