Aktualitet U arrestua me Endrit Doklen, lihet në burg Fatjon Murati

U arrestua me Endrit Doklen, lihet në burg Fatjon Murati

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Fatjon Murati, i arrestuar në shoqërinë e Endrit Dokles mbrëmjen e së shtunës. Ai ka mohuar njohjen me Kristian Gjinin, ndërsa nuk ka dhënë shpjegime se si kishte përfunduar një gjurmë e gishtit të tij në një nga paketimet e armëve të gjetura në kryeqytet.

Dy ditë më parë, Policia ka lënë të lirë Indrit Doklen dhe Gentjan Reçin, pas shoqërimit në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim. Kristjan Gjini u arrestua më 12 korrik të këtij viti, pas sekuestrimit të një arsenali armësh në kryeqytet.

Fatjon Murati u dyshua edhe si një nga personat e përfshirë në atentatin e trefishtë në Fushë-Krujë më 17 korrik. Në atentat humbën jetën Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt.

Mes emrave që kërkoheshin të pyeten nga prokuroria e Kurbinit për atë ngjarje ishin dhe Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi dhe Indrit Dokle, në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë, si dhe Ramazan Rraja.

Indrit Dokle është liruar nga burgu në janar të vitit 2020 dhe sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj kishte paguar një shumë rreth 500 mijë euro për ta ekzekutuar atë. Megjithatë, pas veprimeve të shoqëruarit Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, që udhëtonin mbrëmë me Fatjon Muratin, u lanë të lirë.