Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim me studentët, ndërsa foli edhe për grevën e pedagogëve.
Shefi i qeverisë akuzoi pedagogët se po pengojnë studentët, ndërsa iu bëri apel këtyre të fundit të mos përdoren nga pedagogët.
Rama: “Universiteti është autonom. Autonomia nuk është liria e pedagogëve që të bëjnë grevë dhe ti lënë studentëve rrugëve por është përgjegjësi për ti dhënë mësim studentëve për të cilën ata paguajnë. Autonomia nuk është liri për të thënë unë ngujohem dhe në emër të një pakice pengoj shumicën të marrë mësim por është përgjegjësi. Pse nuk hyn dot policia në universitet? Sepse ka autonomi.
Ky është problemi. Ti ca do nga unë. Qeveria i ka lekët. Po si ta bëj si qeveri që i duhet lista e studentëve..
Shko tek fakulteti merr dhe të gjithë shoqet dhe shokët që u takon bursa dhe thoni nxirrni letra. E keni më kollaj të mblidheni e protestoni kundër meje dhe kaq të vështirë për gjënë që ju takon, dhe nuk ju lënë tua japin disa Mark Marka rrugëve që kanë hallet e tyre
Kush janë këto që ju pengojnë të drejtat tuaja?
Kaq pula jeni?! Shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja?”