Politika “Rama të shet”/ Kryeministri flet me tona të forta për zyrtarët e...

“Rama të shet”/ Kryeministri flet me tona të forta për zyrtarët e korruptuar: S’mund ta përdorin flamurin e PS-së për të vjedhur

Kryesocialisti Edi Rama iu është përgjigjur zërave që e kritikojnë për qëndrimin e mbajtur për arrestimin e të ‘besuarve’ të tij në radhët e kabinetit qeveritar dhe Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama shprehet se PS nuk mund të bëhet mburojë e atyre që tradhëtojnë besimin e tij dhe qytetarëve.

“Ma dëgjoni se janë shumë pak ato socialistë që thonë Rama të lëshon Rama s’të mbron. Kam një përgjegjësi morale. Përgjegjësia ime morale nuk është as të skuqem as të kërkoj ndjesë dhe aq më pak të zmbrapsem, sepse vetëm së bashku mund ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e meritojnë shqiptarë. Kur i merr mendjen pushteti dhe paraja, tradhton jo vetëm besimin tim e tuajin, por edhe flamurin shqiptar! Nëse njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur në të tjerët u dashka ta përdorim si letër higjienikë për të fshirë bajgat e korrupsionit! Jo, jo, jo! Përgjegjësia ime morale është mos lërë dy gurë bashkë që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë dhe pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdo lloj klyshi të atij soji të vjetër politik. Jo se nuk kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë kur dëgjoj, jo po se mbrojti jo e lëshon, këdo që ka ngrënë pas shpinës sime, pas partisë e pas një populli të tërë”, tha ai.

Sipas tij, drejtësia duhet të bëjë punën e saj, ndërsa ata që përballen me të janë të vetëm. Rama shton se të korruptuarit kanë përdorur partinë për të vjedhur djersën e qytetarëve, por flamuri i kësaj force politike nuk mund të shërbejë për t’i mbrojtur.

“Borxhi im ndaj kësaj partie dhe njerëzve që na besojnë e na mbështesin, është të mos iu vërë juve kurrë në pozitë të vështirë, duke iu kërkuar gjëra të pahijshme”, tha Rama drejtuar kabinetit të tij.