Kryesore Rama ndryshon 7 ministra: Igli Hasani në krye të diplomacisë, Ervin Mete...

Rama ndryshon 7 ministra: Igli Hasani në krye të diplomacisë, Ervin Mete tek Financat, kush u shkarkua

Ndryshime rrënjësore dhe “shkëmbim” postesh ka pësuar kabineti qeveritar në këtë mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste.

Nga detyra është liruar dhe Olta Xhaçka, kjo detyrë do t’ i besohet Igli Hasanit.

Ashtu siç ishte aluduar në media, kryesocialisti Edi Rama ka bërë me dije se është liruar nga detyra ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Delina Ibrahimajt do t’i besohet një tjetër pozicion në kabinetin qeveritar, ai i drejtimit të ministrisë për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ministër i Financave do të jetë Ervin Mete.

Ndërkohë, Ogerta Manastirliu do të drejtojë ministrinë e Arsimit. Ministria e Shëndetësisë i është besuar Albana Koçiut.

Anila Denaj do të jetë ministrja e re e Bujqësisë, duke zënë kështu vendin e Frida Krifcës.

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Ervin Mete

Ministër i Punëve të Jashtme – Igli Hasani

Ministër i Arsimit dhe Sportit – Ogerta Manastirliu

Ministër i Bujqësisë – Anila Denaj

Ministër i Shëndetësisë – Albana Koçiu

Ministër Shteti për Sipërmarrjen – Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Pushtetin Vendor – Arbjan Mazniku.