Pas shtimit të numrit të viktimave në vendin tonë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një mesazh të postuar në Facebook ai thotë se kemi hyrë në një javë të vështirë ku po humbasim njerëz, dhe se duhet të bëjmë durim dhe të mos shkelim rregullat e karantinës.
“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz.
Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha:
Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri–tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar.
Kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.