Kryeministri Edi Rama ka pasur një telekonferencë me Presidentin serb Alexandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, para samitit të 9 nëntorit në Ohër, ku pritet të vazhdohet nisma e Mini Shengenit Ballkanik, një proces i cili mori udhë në Novi Sad në fillim 10 tetor.
Ishte Presidenti serb ai që e njoftoi takimin “virtual” mes tre krerëve të shteteve, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, nga faqja zyrtare e Presidencës së Serbisë.
Në takimin e parë, Rama, Vuçiç dhe Zaev dolën me një deklaratë të përbashkët ku u angazhuan për krijimin e një Mini Shengeni Ballkanik brenda vitit 2021.
Dokumenti gjithashtu thekson se nisma është e hapur për të gjitha vendet e rajonit, përfshi Kosovën, edhe pse kjo e fundit është shprehur kundër saj.
View this post on Instagram
“Odličan konferencijski razgovor sa @ediramaal i @zoranzaev uoči važnog samita u Ohridu 9.novembra.”