Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Ohër ka thumbuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, për lidhjet me Rusinë.
Sipas Ramës, Serbia ka disa dyer, ndërsa shpjegoi Shqipëria është në pozitat që ka vetëm një derë, atë të Perëndimit.
Edi Rama: “Çështja themelore që na ndan nuk zgjidhet më lehtë duke u mbyllur prapa mureve, por zgjidhet më arsyeshëm duke komunikuar, duke u përplasur, duke mos rënë dakord, por në të njëjtën kohë duke u dhënë njerëzve frymëmarrje. Nuk ka alternative tjetër. Aq më tepër që ne nuk jemi, unë nuk jam në pozitën e Presidentit të Serbisë që ka edhe miq të tjerë të cilët mund të bëjnë. E kanë me disa dyer shtëpinë këta. Ne kemi vetëm një derë që sheh nga Perëndimi. S’kemi alternativë tjetër. Alternativa më e mirë është që njerëzit të jetojnë më mirë këtu dhe ndërkohë të vazhdojmë procesin e integrimit në BE.”