Për shkak të look-ut të ri, me mjekrën më të gjatë ka shumë që mendojnë se kryeministri po mundohet ti ngjajë “babait të kombit”, Ismail Qemali. Të tjerë thonë se ky është imazhi i një mandati të tretë. Por në situatën kur opozita kërkon zgjdhje të parakohshme, Rama jep këtë përgjigje.
“Duhet pyetur mjekra ime për të dyja. Unë vetë nuk jam në dijeni as për njërën dhe as për tjetrën” – tha Rama për Report Tv.
“Duhet të gjeni një mënyrë të pyesni mjekrën time. Karrierë politike përtej 2021? Këta gjë nuk e vendos askush përveç meje dhe socialistëve. Këta të dy e vendosin. Ambicia ime është shumë e thjeshtë që çdo minuta të kohës sime në këtë detyrë të jem një njeri i zakonshëm që ka mundësinë e jashtëzakonshme t’u shërbejnë njerëzve të zakonshëm.
Dhe sa më shumë punë të bëjmë për të gjithë njerëzit aq më shumë është e plotësuar ambicia ime.
Natyrisht duke e çuar Shqipërinë drejt Europës, duke e ndërtuar Europën këtu. Me të tjerat nuk kam kohë të shpenzoj, çështjet e mjekrës dhe të presidentit ua lë juve dhe atyre që duan të argëtohen me xingla” – tha Rama.