Nga Përmeti ku po vijon takimet e tija elektorale, kreu i qeverisë Edi Rama publikoi një bisedë telefonike me aktorin Petrit Malaj, që kandidon për deputet në zonën e Tropojës.
Rama tha se banorët e kësaj zone duhet të votojnë për të ardhmen e tyre dhe pa tifozllëk politikë, ndërsa rikonfirmoi edhe një herë hapjen shumë shpejt të aeroportit të Kukësit.
“Ky mandat do ketë një fokus më të qartë dhe me të strukturuar për turizmin malor për ta lidhur me agroturizmin, që aty është një përrallë. E ardhmja është vërtetë goxha tërheqëse por duhet 25 Prilli, duhet luftuar me atë tifozllëkun absurd që është aty.
Nuk i kërkohet asnjë demokrati të bëhet socialist, por thjesht dhe vetëm të shoh interesin e Tropojë. Nuk ka krahasim me çfarë kemi bërë ne dhe çfarë kanë bëra ata“, tha Rama.