Extra Jim Belushi kërkon ndihmë nga shqiptarët kudo që ndodhen

Jim Belushi kërkon ndihmë nga shqiptarët kudo që ndodhen

Nëse je duke e lexuar këtë lajm, atëherë “ndihmo” aktorin shqiptar me famë ndërkombëtare në qëllim e tij. Jim Belushi publikoi një status në rrjetin social, Twitter, ku shpreh dëshirën që të njohë sa më shumë shqiptarë kudo në botë.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, shkruan Belushi në statusin e tij në gjuhën angleze.

Jim Belushi njihet për rolet e shumta në projektet kinematografike, me të cilat ka arritur sukses të madh në karrierën si aktor.

Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, ka lindur në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi, një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi, e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare emigrantësh nga Korça.