Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të premteje një video me pamje nga Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, i cili u çel në dhjetor të vitit të kaluar ku ndodhen të ekspozuara 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili.
Në një pjesë të fotografive janë bashkangjitur dhe thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë janë shprehur për figurën e fotgrafit korçar, ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës kur ai jetoi.
Sipas kreut të qeverisë pas përfundimit të punës së rikonstruksionit ky është muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit.
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.