Kryeministri Edi Rama ka uruar me anë të një statusi në Twitter votimin e qeverisë së re në Kosovë.
“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, shkruan Rama në rrjetin social