Bota Koronavirusi në Itali: 71 të vdekur sot, Lombardia ka 75% të rasteve...

Koronavirusi në Itali: 71 të vdekur sot, Lombardia ka 75% të rasteve të reja

Tre nga katër rastet e reja me koronavirus, pothuajse 75%, janë në Lombardi. Kjo është e dhëna më evidente e buletinit ditor të shpërndarë nga Mbrojtja Civile, që tregon që situata në Lombardi ndryshon tërësisht nga rajonet e tjera.

Sot të vdekurit janë 71, ku 29 janë në rajonin e Lombardisëm një e dhënë kjo në linjë me numrin e të shtruarve në terapitë intensive. Lombardia ka një të tretën e pacientëve në rang kombëtar në terapitë intensive, kështu që dhe pjesa më e madhe e vdekjeve vjen nga ky rajon. Zero viktima ka pasur në 24 orët e fundit në Veneto, Valle d’Aosta, Trentino Alto Adige, Friuli Venezia Giulia, Marche, Umbria, Molise, Basilicata, Calabria, Sicilia dhe Sardenja.

Nga 321 tamponët pozitivë të identifikuar sot, 237 janë në Lombardi. Asnjë rast i ri sot në tetë rajone. Ndërkohë që sot janë shëruar 846 persona.