Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët, kudo flasin shqip.
“Gëzuar të gjithëve ju në Kosovë, Shqipëri dhe kudo, urimet e mija më të përzemërta, një vit më i mirë për çdo familje ku flitet shqip. Së shpejti besoj në Pranverën që vjen do të vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes Shengen. Një kufi i hapur që e synojmë me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, po ashtu”.
Rama bëri një bilanc të arritjeve gjatë 2018-s, por edhe se çfarë pritet të ndodhë, pas 6 orëve.
“Për çdo bebe të lindur pas orës 00:00 të natës së sotme do të hyjë në fuqi çeku i bebes”.
Për bizneset, tha se nga e 1 Janari të gjithë ndërmarrjet mes fashës së xhiros 8 milionë deri në 14 milionë lekë të reja do të paguajnë 3 herë më pak taksë mbi fitimin
“Po ashtu nga nesër mijëra sipërmarrës që kanë rikrijuar biznese mes fashës së xhiros 8 milionë deri në 14 milionë lekë të reja do të paguajnë 3 herë më pak taksë mbi fitimi. Edhe për të gjithë fermerët taksa 20 % mbi imputet bujqësore bëhet 0″.
Gjithashtu edhe për studentët tha se do të financohen nga shteti, sipas kategorive të përcaktuara.
“Nga nesër studentët tanë do të përfitojnë përgjysmim e taksës. Deri në pranverë të gjitha vendet e punës së Shërbimit Civil apo dhe administratës do të punësohet pa konkurs studentët që kanë mbaruar me 9 dhe 10 apo janë akoma në studime”.
Viti që hyn do të jetë viti i fillimi të fluturimeve kombëtare i aeroportit të Kukësit dhe ndërtimi i aeroportit të Vlorës.
Do të nisë ndërtimi i hekurudhës moderne Tiranë Durrës. Do fijojmë më ritme të larta përsa i përket infrastrukturës.
Këto janë 6 orët e fundit të kumarit në Shqipëri, asnjë prind nuk do ketë fëmijë në kumar. Qindra miliona Euro që i ka marrë lumi, do të mbetën në arkën e çdo familje. Ky Vit mbyllet me një rritje rritje ekonomike prej 4.5%. Pastrimin e drejtësie të llumit.
2018 do të nisë me një qeveri të re, sikurse e thanë dhe studentët, ne jemi të vetmit që do i japim zgjidhje”.
Kreu i qeverisë tha se ky ka qenë një vit sfidues.
“Ka qenë një vit sfidues dhe bujar, me besimin se më e mëdha është duke ardhur”.