Pas vizitës në Turqi, kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Hungarisë, për një tjetër vizitë zyrtare.
Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime sot dhe paraditen e nesërmes në Budapest.
Sipas burimeve, nesër pasdite dhe pasnesër do të zhvillojë vizitë në Bullgari.
Ky vend po mban pezull procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me gjuhën dhe historinë.
Edi Rama do të rikthehet në Tiranë ditën e mërkurë, para seancës plenare ku pritet të votohet edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta.