Kreu i qeverisë Edi Rama, dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar një familje në njësinë administrative numër 7 në Tiranë, e cila është prekur nga tërmeti.
Rama ka thënë se do t’i vijë në ndihmë kësaj familje që është prekur nga tërmeti, duke i rindërtuar çatitë.
“Më tha Etilda hajde se kanë nevojë për ndihmë. Iu ka rënë çatia. Unë po e shikoj tani dhe ne do ta ndërtojmë. Por duhet që të lëvizni ju dhe të vini sigurisht sërishmi me një çati të ndërtuar”, tha Rama në fjalën e tij.