Spanja luajti në Maltës ndeshjen e dytë për kualifikueset e Euro 2020, ndeshje në të cilën iberikët fituan me rezultatin 0-2, falë dy golave të Alvaro Morata.
Gjithsesi në qendër të vëmendjes nga tifozët ka qenë Sergio Ramos, i cili është vërshëllyer përgjatë gjithë ndeshjes.
Gjithçka filloi kur lexuesi i stadiumit i tha emrin kapitenit në formacion dhe stadiumi shpërtheu në vërshëllima, të cilat e shoqëruan në çdo top të prekur nga mbrojtësi i Real Madridit.
Arsyeja? Shumë e thjeshtë, Mohamed Salah!
Në Maltë kampionati më i ndjekur është Premier League dhe Liverpool është skuadra e dytë me më shumë tifozë, pas Manchester United, dhe si duket maltezët ende nuk e kanë harruar finalen e vjetshme të Champions League ku Reali mundi Liverpoolin dhe Ramos u bë protagonist me atë tërheqje ndaj Salah, që i shkaktoi atë dëmtim në shpatull dhe e largoi nga fusha në lot.
Një gjë është e sigurt: Maltezët e paskan inatin shumë të egër dhe nuk harrojnë lehtë!