Kryeministri Edi Rama ka ngritur akuza të forta ndaj opozitës në seancën ku po diskutohet mes debateve, projektrezoluta e sjellë nga Partia Socialiste për zhbërjen e raportit të Dick Marty-t.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama i quajti demokratët serbë, që e kanë thikën gati në dorë për t’ia ngulur Kosovës, duke përmendur votimin e raportit të Dick Marty-t në Asamblenë e Këshillit të Europës nga të dërguarit e kësaj force politike.
“Këta e duan Thaçin të varur për këmbësh për arsye të politikës së tyre dhe perversitetit patriotik që nuk e bën asnjë komb e popull që për hir të hesapeve të brendshme të kërkojnë të theren vëllezërit në rrugët e botës, por e bën një gogol. Nëse raporti do të mbetej personal do të ishte roman horror për një luftë. Është raport i miratuar nga Këshilli i Europës ku jemi anëtarë. Jam krenar që mund të bëjmë kaq në krahasim me pafundësinë e asaj që ka bërë Thaçi. Që Shqipëria të flasë në emër të Adem Jasharit. Ju jeni serbë. Adem Jashari nuk ka nevojë për lëvdatat tuaja e tonat, por të mbrohet nga ky raport se është bërë pis gjaku i Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe deri te dëshmori i fundit i UÇK-së. Që ju do ta votoni nuk diskutohet, s’keni asnjë rrugë tjetër që ju nuk keni kuptuar asgjë sa keni qenë në pushtet kjo nuk diskutohet, por një gjë është e sigurt që historia del përpara pikërisht kur mendon që e ke lënë pas. Siç PD-ja vajti në Asamblenë dhe me urdhër nga baca i madh hapi rrugë në gjithë këtë poshtërim, jo se do ta ndalonte, por nuk duhej të përfshihej. E keni thikën në dorë sa herë duhet t’ia ngulni Kosovës dhe me thikën tuaj e keni përcjellë presidentin në detyrë të Kosovës për në Hagë”.
Kreu i qeverisë theksoi se përmes miratimit të kësaj rezolute synohet dinjitetit i popullit shqiptar dhe luftëtarëve të UÇK-së që nga Adem Jashari, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi. Sipas tij, mospengimi i hetimeve nuk ka sjellë drejtësi, por ka bërë viktimë botërore.
“Shqipëria sot ka detyrën të veprojë, se sot kemi aktakuzën se për çfarë akuzohet Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të kyçur në një proces që nuk është çështja jonë, që është unikale në historinë e botës që një president në detyrë të merret peng dhe të mbyllet brenda pa akuzë. Kjo është unikale. Kjo nuk është çështja jonë. Çështja jonë është të vëmë në vend nderin e këtij kombi, Shqipëri, Kosovë ku janë shqiptarët. Shqipëria do të merret me reputacionin e cenuar të popullit shqiptar dhe do ta bëjë këtë me dinjitet. Zëri i Shqipërisë do të dëgjohet në Strasburg. Ky proces hetimesh nuk ka sjellë asnjë drejtësi, por ka bërë viktima figurat kryesore të UÇK-së se i tillë ka qenë qëllimi fillestar i atij rusit që nuk fliste në emrin e vet. Dhe ka bërë viktimë botërore një nga shëmbëlltyrat e krenarisë së UÇK-së. Këta flasin për luftën se u duket sikur marrin pjesë në luftë. Ne krenarinë për Kosovën na e jep lufta, që nga Rugova te Thaçi”.
Rama akuzoi gjithashtu Kremlinin se fshihet pas këtij raporti.
“Njësi terroriste UÇK-në e ka quajtur një i vdekur që vjen këtu së bashku me partinë e tij. Asnjë fjalë për Dick Martin e Thaçin vetëm për Sllobodanin e për mua. Këta s’duan të dinë as për Kosovë e Shqipëri përveçse për karrige që ngulen mu në mishin e këtij vendi dhe që sjellin të mira materiale asgjë tjetër. Pyetja është; pse kur u dha mundësia për të ndihmuar drejtësinë Dik Marty nuk u paraqit fare dhe tha kam imunitet. Nuk e kam me atë, por ky proces e ka zanafillën në Kremlin. Ky është fakti. Është një anëtar i Këshillit të Europës që e ka avancuar këtë tezë dhe sot Shqipëria ka të drejtë të flasë me zë të lartë. Shqipëria nuk duhet ta kishte votuar atë raport në Këshillin e Europës, por ishin të dërguarit, të vdekurit që kujton se është i gjallë, Shqipëria nuk i pengoi për asnjë sekondë të gjitha hetimet”.
Rama i përmendi Berishës shpalljen non grata dhe paralajmëroi të tjera kufizime.
“Historia ka thënë që PS-ja ka një bilanc absolut me interesin kombëtar nga dita 1, ndërkohë që bilanci i asaj që dikur quhej PD dhe tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja që përballeni me anije. Oqeanin e harruan disa, do harroni Gjibraltarin dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Ju e furnizuar Sllovodan Millosheviçin dhe kjo nuk ikën kurrë se historia nuk ikën kurrë ju del përpara. Je non grata je i padëshirueshëm, ik tani! “