Bie në 3% numri i amerikanëve që mbështesin presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Ky është rezultati më i ulët i vitit dhe vjen pikërisht pas sondazhit të realizuar nga Reuters/Ipsos, i cili u mbajt menjëherë pas publikimit të raportit të Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, lidhur me ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ky sondazh, është i pari në nivel kombëtar, që bën matjen e mbështetjes së popullit amerikan pas publikimit të raportit që përbëhet nga 448 faqe, që numëron shumë raste të ndërhyrjes së mundshme të presidentit Trump në hetimet e ndikimit rus.
Rezultatet e sondazhit thonë se 37%e moshës madhore në SHBA, kanë treguar mbështetje për presidentin Trump, në krahasim me 40 % të përkrahjes që kishte dalë në sondazhin e kaluar, të realizuar më 15 prill.
Robert Mueller, tha se hetimet nuk tregojnë se Rusia ka pasur ndikim në fushatën presidenciale të Trumpit, por hetuesit kanë hasur “në disa raste kur presidenti ka tentuar të ndikojë në hetime të nivelit të lartë”.