Sport Raporti: Mohamed Salah po “zhduk” islamofobinë në Liverpool

Raporti: Mohamed Salah po “zhduk” islamofobinë në Liverpool

Ardhja e Mohamed Salah në Liverpool ka rezultuar me rënie të islamofobisë dhe krim të urrejtjes në qytet. Ky është rezultati  nga një hulumtim i bërë nga Universiteti Stanford.

Studimi zbuloi një rënie prej 18.9 për qind të krimeve të urrejtjes në Merseyside, qarku në të cilin ndodhet Liverpooli, dhe asnjë vepër tjetër nuk kishte një efekt të krahasueshëm.

Postimet anti-myslimane nga tifozët e Liverpool gjithashtu u përgjysmuan krahasuar me klubet e tjera angleze.

Salah, egjiptiani i cili ndërroi historinë e klubit, u bashkua me Liverpool-in në 2017 dhe që atëherë është bërë një nga lojtarët më të mirë dhe më të njohur të Premier League-s angleze.

“Hulumtimi i anketës sugjeron që këto rezultate mund të nxiten nga rritja e familjaritetit me Islamin”, tha raporti nga Laboratori i Politikave të Emigracionit të Universitetit Stanford.

Sipas këtij hulumtimi, karakteri “karizmatik” i Salahut dhe aftësia e jashtëzakonshme profesionale mund të kishin ndihmuar në ngritjen e imazhit të muslimanëve. Përshtatshmëria e tij e kapshme dhe etika familjare e njerëzore janë arsyet e cekura të ndikimit të efektit “Salah”.

Studimi analizoi të dhënat e 25 departamenteve të policisë, midis viteve 2015 dhe 2018, 15 milionë postime në Twitter nga ndjekësit e klubeve të njohura të futbollit anglez dhe mori opinionet e 8,060 tifozëve të Liverpoolit.