Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Shkodra publikimin e raportit paraprak të Komisionit të Venecias për përplasjet mes Presidencës dhe Kuvendit në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kreu i Shtetit u tregua i matur përpara mediave duke thënë se nuk e komenton raportin duke qenë se është paraprak dhe shtoi se kjo nuk është një çështje e Venecias, por e drejtësisë.
“Nuk mendoj se kjo është një çështje e Venecias sepse kushtetutën e Shqipërisë e ka shkruajtur Komisioni i Venecias. Prej 115 ditësh kjo është një çështje e drejtësisë dhe hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin. Nuk e komentoj raportin se mbi dokument ka pasur një konfidencialitet”, deklaroi Meta.