Një gjykatë në Pakistan liroi një gomar që ishte “arrestuar” për një lojë fati të paligjshme.
Përkatësisht, policia arrestoi tetë persona, pasi zbuloi një garë të paligjshme gomerësh në pjesën jugore të vendit, ku ata vinin bast nëse gomari mund të vraponte 600 metra në 40 sekonda.
BBC raporton se ka pasur komplikime ligjore në këtë rast në lidhje me lirimin e gomarit, kur policia arrestoi atë.
Policia i tha BBC-së se gomari ishte “thjesht i mbyllur” për disa ditë.
Përveç gomarit, policia sekuestroi edhe një karrocë tërheqëse, 212,000 rupi (740 dollarë), një rrogoz mbi të cilin hidhnin paratë nga basti dhe një kronometër.
Gomari kaloi katër ditë robëri të lidhur në një hambar para stacionit.