Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Rusi janë regjistruar 2500 raste të reja me koronavirusi, duke shënuar një rritje të ndjeshme të personave të prekur me Covid-19, edhe pse sërish mbetet shumë larg shteteve të tjera më të prekura.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Rusi ka shkuar mbi 18 mijë persona, raporton agjencia e lajmeve ruse “Interfax”, ku thuhet se nga 2558 raste të reja, 1355 janë vetëm në Moskë. Deri tani në Rusi kanë vdekur 148 persona të prekur me Covid-19.
Në ndryshim nga shumë vende të tjera të botës, rasti i parë në Rusi me koronavirus është regjistruar që në muajin janar, pak pas shpërthimit të virusit në Kinë. Qeveria pretendon se ka arritur ta ketë nën kontroll virusin, me masat e marra në kohën e duhur, ndërsa ka edhe zëra kundër që thonë se këto nuk janë shifrat zyrtare.