Bota Vijojnë ndihmat për Italinë, mbërrijnë 38 mjekë të tjerë nga Kuba

Vijojnë ndihmat për Italinë, mbërrijnë 38 mjekë të tjerë nga Kuba

Një grup prej 21 mjekësh dhe 18 infermierësh nga Kuba kanë mbërritur në Torino për të dhënë ndihmën e tyre në luftën ndaj koronavirusit.

Një javë më parë, presidenti i rajonit i kërkoi ndihmë ambasadës së Kubës në Itali dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm.

Në grupin e mjekëve të mbërritur nga Kuba në Itali ka epidemiologë, anestezistë, mjekë të kujdesit intensiv, mjekë të përgjithshëm, ndërsa infermierët janë të specializuar për kujdes intensiv.

Ky staf, për nga përgatitja, është i të njëjtit nivel me atë që është duke vepruar në Lombardi, i specializuar për ndërhyrje emergjente. Ky grup është pjesë e mjekëve që kanë dhënë ndihmën e tyre prej 55-vjetësh në zona të ndryshme të botës, nga Ebola në Afrikë, te tërmeti në Haiti.