Informatori sekret që zbuloi telefonatën kontroverse me Trump dhe Zelenskit, duke çuar në hapjen e hetimeve për shkarkimin e presidentit amerikan, është një zyrtar i CIA-s.
Sipas “Washington Post”, “New York Times” dhe “Reuters”, personi i paidentifikuar kishte punuar më parë edhe për Shtëpinë e Bardhë. Mbi bazën e raportit që u bë publik të enjten, informatori pretendon se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë ishin përpjekur të fshihnin detajet e telefonatës ku Trump i sugjeronte homologut ukrainas të niste hetimet për rivalin politik Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.
Ndërkaq, zbulohet një regjistrim audio i Donald Trump ku ai kërkon të dijë se kush ia kishte zbuluar detajet informatorit, duke e cilësuar burimin si një spiun e tradhtar. Në një referencë të qartë të kohës kur spiunët ekzekutoheshin ai u shpreh: “E dini se ç’bënim në të kaluarën, kur tregoheshim të zgjuar me spiunët dhe tradhtarët. E menaxhonim ndryshe nga tani situatën”.
Sipas raportit të informatorit, transkripti i bisedës telefonike të kryer në 25 korrik nuk ishte ruajtur në sistemin e zakonshëm kompjuterik, për në tjetër që përdorej për informacione të klasifikuara.
Demokratët e akuzojnë Trump se u përpoq të hidhte baltë mbi Biden, me ndihëm e Ukrainës dhe se përdori mbështetjen ushtarake si mjet presioni. Komentet u dënuan ashpër nga kryesuesit e 3 komisioneve në dhomën e përfaqësuesve. Sipas tyre, kjo përbënte intimidim të dëshmitarëve dhe përpjekje për të penguar drejtësinë.