Dhoma e Avokatisë ka reaguar menjëherë pas ekzekutimit mafizo të avokatit të njohur Ravik Gurra, në mes të qytetit të Elbasanit, pasditen e sotme.
Institucioni përfaqësues i avokatëve, kërkon nga organet ligjzbatuese që të gjenden dhe të vihen përpara drejtësisë autorët e kësaj vrasjeje të rëndë.
‘Dhoma e Avokatise te Shqiperise, nepermjet mediave u vu ne dijeni te vrasjes me arme zjarri te Avokat Ravik Gurra, antar i Dhomes te Avokatis Tirane, ajo e tronditur thelle nga kjo ngjarrje, me shqetesim dhe indinjate te thelle ju kerkon organeve ligjzbatuese duke i dhene perparesi gjetjes dhe venies para pergjegjesise te autoreve te kesaj vepre e cila vjen e behet cdo dite me prezente ne kerkcenim te jetes dhe shendetit ndaj avokateve, veprime qe kane marre pershkallzim ne rritje ndaj profesionit sa te nderua aq edhe fisnik te avokatit’, thuhet në deklaratë.