Një sfidë mes Jose Mourinho e Zinedine Zidane është stoli i Real Madrid. Mediat pranë ekipit madrilen “Marca” dhe “AS” përmendin dy ish-trajnerët si kandidatë për të rikthyer ditët e lavdisë.
Santiago Solari do të drejtojë skuadrën edhe në sfidën e së dielës ndaj Valladolid në kampionat, ndërsa të hënën nuk do të jetë më në krye të Real edhe sikur të fitojë.
Për gazetën “AS” drejtuesit e klubit nuk duan një trajner të përkohshëm, por muajt e mbetur deri në fund të këtij sezoni të jenë si një fazë përgatitore për të ardhshmin.
Real Madrid fitoi me Zidane çdo trofe në Spanjë dhe jashtë saj, ku nuk harrohen 3 herë radhazi Champions League.
Mourinho pati sukses vetëm në Spanjë edhe pse qëndroi aq sezoni se Zizou. Të hënën pritet të sqarohet gjithçka ku do të vendoset edhe trajneri i ri i Real Madrid.