Vinicius Junior, me një dygolësh, ishte heroi i Real Madrid në ndeshjen e fituar 3-1 ndaj Liverpool, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.
Sulmuesi brazilian zhbllokoi ndeshjen në minutën e 27, ndërkohë që Asensio dyfishoi rezultatin në minutën e 36, pas një gabimi të mbrojtjes së “The Reds”.
Në fillimin e pjesës së dytë, Salah kthen në lojë ekipin e Jurgen Klopp, por, sërish Vinicius Junior kthen avantazhin e dyfishtë për Realin, pas një pasimi të Modric (65’). Tani për Liverpool bëhet tejet i vështirë kualifikimi.
Ndërkohë, Manchester City fitoi vetëm në minutën e fundit të takimit ndaj Borussia Dortmund. Ekipi i Guardiolës shënoi në minutën e 19 golin e parë, me anë të De Bruyne.
Por, në minutën e 84-t erdhi barazimi i papritur i miqve, me anë të Reus. Kur gjithçka dukej se do të mbyllej me një barazim surprizë, Foden shënon golin e fitores, pas një pasimi të Gundogan, në minutën e 90 të takimit.