Reali i Madridit nuk fal, duke fituar kështu titullin e katërt dhe të tretin radhazi të Botërorit të Klubeve.
Të besuarit e Santiago Solarit nuk e vendosen për asnjë moment në dyshim triumfin, pasi likuiduan pastër 4-1 Al Ain.
Vetëm çerek ore lojë i mjaftuan madrilenëve për të kaluar në avantazh, ku Modric nxori një “perlë” nga repertori i tij, duke dërguar në delir evropianët.
Me nisjen e pjesës së dytë, Llorente dyfishoi shifrat. Goditja me kokë e Sergio Ramos 10 minuta përpara fundit i vendosi kapak, ndërkohë që e kurorëzoi spanjollin për herë të 19-të me medaljen e artë.
Goli i Shiotani në minutën e 86-të ishte ai i nderit për arabët, që largohen nga kompeticioni me kokën lart.
Autogoli i Nader në minutën e parë shtesë, vulosi rezultatin përfundimtar në 4 me 1.
Kjo është hera e 7-të që trofeu ngrihet nga skuadrat spanjolle dhe e 11 hera nga ato evropiane.