Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Rusi. Duke u nisur nga zhvillimet që po ndodhin në Federatën Ruse me rebelimin e mercenarëve të Wagner, Ministria e Jashtme informon qytetarët shqiptarë të kontaktojnë amabsadën në Moskë në rast të problematikave.
Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se Tirana zyrtare po ndjek në vijimësi zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët mbi reagimet e mundshme.
NJOFTIMI I MEPJ:
Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.
Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:
+7 495 982-38 52 05 (3);
+ 7 929 968 05 38;
Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën: [email protected].