Bota Wagner ndal rebelimin 200 km nga Moska. Prigozhin: Të mos derdhim gjak...

Wagner ndal rebelimin 200 km nga Moska. Prigozhin: Të mos derdhim gjak rus. Roli i Lukashenko: 24 orë tratativa

Grupi Wagner ka ndaluar rebelimin ndaj Kremlinit.

Evgenij Prigozhin  ka shpërndarë një mesazh audio ku deklaron se ka dhënë urdhrin për marshimin pas për “të mos rrezikuar derdhjen e gjakut rus” si nga njëra anë tek tjera. Mercenarët e Wagner, saktëson ai, kishin arritur “200 kilometra nga Moska”, por tani po kthehen drejt jugut.

Evgenij Prigozhin ka pranuar propozimin e Alexandr Lukashenkos që të ndalojë mercenarët e Wagner dhe të ulë tensionet. Kështu ka deklaruar presidenti bjellorus siç refererojnë agjencitë ruse Tass, Ria Novosti dhe Interfax. Është gjetur një “zgjidhje e pranueshme me garanci sigurie për luftëtarët e Wagner”. Negociata mes Lukashenkos dhe Prigozhin vazhduan gjatë gjithë ditës, shtoi zyra e shtypit e Presidencës ruse.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar biseda telefonike me disa prej liderëve me të rëndësishëm evropian, në kuadër të zhvillimeve në Rusi.

Shtëpia e Bardhë njofton se Biden foli sot me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak.

“Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata pohuan gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, njofton Shtëpia e Bardhë.

pashmangshëm” të atyre që po përçajnë shoqërinë ruse, e cila sipas tij ka rënë prej e një “mashtrimi kriminal”.