Ditën e djeshme ishte Shën Valentini. Data 14 shkurt njihet si dita e të dashuruarve.
Nuk po i hyjmë historisë se si qysh tek, se, ose jeni informuar më parë, ose nuk ka fare rëndësi si informacion.
E rëndësishme është që, një ditë në vit, ka festë edhe për të dashuruarit, edhe pse duhet të jetë kështu çdo ditë! Por siç është bërë zakon tashmë, sidomos me përhapjen e rrjeteve sociale, ka nga ata që e kundërshtojnë këtë festë.
Madje, arrijnë deri aty sa të tallen me ata që e festojnë. Mendojnë lloj-lloj batutash për të shprehur përçmimin e tyre ndaj atyre që në këtë ditë, shprehin sipas formës së tyre dashurinë.
Mund të ketë disa arsye; ose janë beqarë, ose duan të tregojnë që janë më të zgjuar, më të përparuar se sa të tjerët.
Megjithatë, një gjest dashurie do ia zbuste zemrën edhe më të vrazhdit në këtë drejtim.
Fotoja më sipër është shpërndarë masivisht ditën e djeshme ne rrjetet sociale. Ky zotëri ka gjetur mënyrën e tij për të shprehur dashurinë. Për mendimin tonë, kjo pamje sfidon këdo që bënë snobin ndaj kësaj dite.
Më mirë të shohësh një person të tillë në urbanët e Tiranës se sa një njeri që ha fara dhe shkruan status kundër një feste zemre në rrjetin e tij social.
A nuk ju emocionon kjo foto?!
American Eye