Pas OSBE edhe Bashkimi Europian refuzon propozimin e Partisë Demokratike, për të qenë pjesë e strukturës së posaçme për Reformën Zgjedhore.
Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kociajancic thotë për A2 se kjo nuk është një çështje që i takon BE dhe apelon për dialog mes palëve.
“Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimet dhe më tej reformën zgjedhore. BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe të avancojnë punën për reformën zgjedhore”, tha për A2 zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic.
Refuzimi i parë për këtë propozim me të cilin PD u paraqit në tryezën për reformën zgjedhore ishte ai i ambasadorit të OSBE Bernard Broschard.
Brenda 24 orëve nga propozimi, edhe mazhoranca nëpërmjet kryeministrit Edi Rama e refuzoi ofertën e PD. Sipas Ramës, reforma do të ndahet në dy faza, ku e para do të jetë miratimi në bllok e pa ndryshime i rekomandimeve të ODIHR. Por kjo qasje duket se nuk gjen as mbështetjen e opozitës parlamentare, e cila ka votat për miratim.