Histori Reformat e Zogut: Javë punë 48 orëshe, 12 ditë pushim vjetor, sigurime...

Reformat e Zogut: Javë punë 48 orëshe, 12 ditë pushim vjetor, sigurime shoqërore, gjykatë arbitrazhi…

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të hënën e 19 tetorit 1936, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ligjet e reja sociale që do të hynin në fuqi në mbretërinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqipëri

Legjislacioni i ri social

“Zyra e shtypit shqiptar në Paris njofton se qeveria shqiptare ka udhëzuar Këshillin e Shtetit të Tiranës, president i të cilit është Z. Mehdi Frashëri, kryeministri aktual, të përgatisë ligje të reja sociale për mbretërinë.

Ja disa prej tyre:

Javë 48-orëshe për punëtorët, kontrata të punës të paraqitura në Dhomën e Tregtisë, pushim javor, pushim vjetor prej dymbëdhjetë ditësh, sigurime shoqërore të detyrueshme, gjykatë arbitrazhi e përbërë nga përfaqësuesit e punëdhënësve dhe të punëtorëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet e punës nëpërmjet zgjedhjes së një presidenti, etj.

Lajmi për këto reforma sociale u mësua me gëzim në të gjithë vendin.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania