Pavarësisht ofertës së lartë nga Arabia Saudite, Massimiliano Allegri refuzoi. Por e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë. Për teknikun toskan interesim ka edhe nga PSG-ja.
Parisienët janë duke folur me gjermanin Julian Nagelsmann, ndërsa italiani shikohet si një alternativë mjaft e mirë, nëse akordi me ish-teknikun e Bayern-it nuk arrihet.
Allegri duket se dëshiron që të qëndrojë te “Zonja e Vjetër” edhe të paktën një sezon, për t’u treguar të gjithëve se di se si ta rikthejë ekipin drejt sukseseve pas sezonit jo të mirë të mbyllur.
55-vjeçari e njeh mirë ambientin bardhezi dhe mendon se me blerjet e duhura në merkato mund të marrë rezulate të rëndësishme. Te Juventus janë të ndarë sa i përket të ardhmes së teknikut.
Disa prej drejtuesve e duan, e disa të tjerë dëshirojnë largimin. Por ky largim kushton 20 mln euro, e nga kjo te “Zonja e Vjetër” stepen. Por nëse një ofertë e bujshme vjen nga PSG, sigurisht që kjo do të merret në konsideratë nga tekniku toskan, i cili joshet nga ideja për të drejtuar një skuadër ku luan Kylian Mbappe e yje të tjerë.