Politika “E donte shumë Shqipërinë”, Kaceli: Berlusconi e vlerësonte Berishën, Nanon e kishte...

“E donte shumë Shqipërinë”, Kaceli: Berlusconi e vlerësonte Berishën, Nanon e kishte mik të ngushtë

Keda Kaceli, anëtare e Departamentit të Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në Partinë Demokratike si dhe Koordinatore e saj me Partitë italiane të qendrës së djathtë siç është Forza Italia, ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kaceli theksoi se Berlusconi e donte shumë Shqipërinë si dhe loboi fortë që ajo të ishte pjesë e Bashkimit Europian.

Ndër të tjera ajo shtoi se Berlusconi e vlerësonte shumë Sali Berishën, ndërsa kishte shoqëri të jashtëzakonshme me Fatos Nanon.

“E donte shumë Shqipërinë, shpresonte shumë në zhvillimin e Shqipërisë, loboi fortë që Shqipëria të fitonte vendin e saj në NATO. Ka pasur një interes që Shqipëria të hyjë në Europë. Berlusconi e vlerësonte shumë Berishën si burrë shteti. Ai ka pasur një shoqëri të jashtëzakonshme me Fatos Nanon. Kur u mbyt anija në kanalin e Otrantos, ku Berlusconi shkoi vetë personalisht, ndihmoi familjet. Gjithmonë ka qenë një burrë shtetit, e baba i përkushtuar”, tha Kaceli.