Një tjetër koalicion është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas News 24 në KQZ është regjistruar një koalicion me 7 parti të vogla me emrin “Shpresa për Ndryshimin”, që është edhe opozita e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe do të garojë përballë maxhorancës së drejtuar nga kryeministri Edi Rama për 12 bashki të vendit.
Nëpërmjet një letre, partitë politike: Aleanca Kuq e Zi, Bashkimi Liberal Demokrat, Demokracia e Re Europiane, Aleanca Popullore, Partia Balli Kombëtar, Partia Emigracioni Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë i drejtohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e tyre si koalicion në zgjedhjet e ardhshme vendore. Disa prej këtyre partive kanë qenë aleate të PD-së.