Kjo e martë shënon një tjetër rekord infektimesh me koronavirus në vendin tonë. Për herë të parë që nga nisja e pandemisë në 24 orë janë identifikuar 2832 raste të reja nga 8746 testime të kryera.
Praktikisht 1 në 3 të testuar rezulton i prekur nga virusi. Numrin më të partë të infektimeve të reja e ka Tirana me 1156 të tillë e ndjekur nga qytetet e mëdha si Shkodra, Durrësi, Fieri, Vlora, por rastet janë të përhapura në të gjitha bashkitë. Numri i të sëmurëve aktivë në vend e ka kaluar tashmë 22 mijë persona.
Autoritetet raportuan për 6 humbje jete në 24 orët e fundit. 2 prej tyre janë nga Tirana ndërsa të tjerët i përkasin Konispolit, Burrelit, Rrogozhinës dhe Tepelenës të moshave nga 59 në 90 vjeç. Lajm i mirë është se nuk ka rritje të numrit të të shtuarve në spitale ku po parin trajtim 130 persona nga të cilët 14 janë në gjendje më të rëndë.