Italia raportoi një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus brenda një dite që nga nisja e pandemisë në muajin mars.
Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 215 mijë testime të kryera, 31 mijë persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurës, ndër viktimat janë 199.
Rajoni më i goditur vijon të jetë Lombardia, ndërkohë që lajmi tjetër i keq është rritja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive.
Ndërkohë 11 rajone rrezikojnë mbylljen. Ato janë: Abruco, la Bazilikata, Kalabria, Liguria, Lombardia, Piemonte, Pulia, Siçilia, la Toskana, Vale d’Aosta dhe Veneto