Shqipëria humb pozicionin e fituar një muaj më parë në renditjen e FIFA-s. Në klasifikimin botëror të përditësuar, kuqezinjtë tashmë pozicionohen në vendin e 66-të pas Maqedonisë, Islandës, Xhamajkës dhe Sllovenisë.
Humbja me Spanjën dhe miqësorja e barazuar pa gola me Gjeorgjinë ndikuan në rënien e Kombëtares.
Në anën tjetër, fitorja me goleadë përballë Burkina Faso dhe barazimi me Zvicrën, bën që Kosova të ngjitet në vendin e 107-të, duke vendosur edhe rekordin për pozicionimin më të mirë në renditjen e FIFA-s.
Kreu i klasifikimit ka ndryshuar për herë të parë në më tepër se tre vjet.
Brazili zbriti nga froni Zvicrën, teksa Italia mbeti në vendin e gjashtë pavarësisht eliminimit nga Botërori 2022.