Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se ka firmosur dekretin që detyron klientët e huaj që ta blejnë gazin me rubla, duke nisur që nesër.
Reuters raporton se Putin është shprehur se çdo kontratë blerjeje do të pezullohet, nëse gazi nuk paguhet me rubla nga data 1 prill.
Më tej, Putin akuzoi Perëndimin se sanksionet ndaj Rusisë i kishte bërë gati shumë më përpara.
“Sanksionet ndaj nesh kanë qenë të përgatitura dhe lufta ekonomike ndaj Rusisë ka nisur vite më parë. Perëndimi do të përpiqet shumë që të gjejë arsye për sanksione të reja, pasi qëllimi është që të goditet zhvillimi i vendit tonë”, tha Putin.