Çdo vit, konsulenti i hulumtimit të marketingut, Kantar Milward Brown nxjerr një raport i cili rendit markat kryesore të botës krahasuar me vlerën e tyre.
Ky raport rendit market më me vlerë në segmente kryesore të produktit siç është edhe luksi.
Një përmbledhje e raportit të vitit 2017 prej 315 faqesh tregon qartë se marka më me vlerë në botë përsa i përket orëve është Rolex e cila është vlerësuar me 8.053 miliardë dollar.
Ky vlerësim bazohet në një formulë të komplikuar që kombinon informacionin financiar si dhe anketat e konsumatorëve.
KMB interviston tre milion konsumatorë në më shumë se 50 tregje globale për rreth 100,000 marka të ndryshme. Përdor të dhëna nga Bloomberg dhe Kantar Worldpanel për të analizuar ecurinë financiare dhe të biznesit të kompanive.
Për të qenë më të qartë Rolex nuk është ndër 100 markat KMB, pasi një markë ka nevojë për një vlerë prej të paktën 11. 3 miliardë dollarë për të qenë pjesë e asaj liste.
Por Rolex është renditur në vendin e pestë në raportin BrandZ Top 10.
Kjo markë është e vetmja ndër 10 markat luksoze më të mira që merret vetëm me shitjen e orëve, ndërkohë që markat e tjera produktin parësor nuk kanë orët e tyre.
Kompania ka rezultuar marka me shitjet më të larta në Zvicër, madje deri pak kohë më parë ajo kryesonte listën si marka me shitjet më të larta në botë për sa i përket orëve.
Por tashmë është Apple që pretendon kurorën, me një vlerë prej 234.67 miliardë dollar renditet e dyta në listën e 100 markave më me vlerë.
Si një kompani private Rolex nuk zbulon të dhënat e shitjeve por analistët i vlerësojnë shitjet e tyre vjetore rreth 4.5 miliardë dollarë.
Vlen të përmendet se tetë nga nëntë markat e tjera që bëjnë pjesë në këtë listë kanë orë në portofolin e tyre të produkteve, duke qenë se orët janë kthyer në një aksesor të rëndësishëm vitet e fundit pavarësisht se orët nuk janë ndër produktet që kanë bërë të njohura këto marka.