Bota Rëndohet bilanci në Itali: 168 të vdekur vetëm në një ditë

Rëndohet bilanci në Itali: 168 të vdekur vetëm në një ditë

Italia ka njoftuar më shumë se 168 të vdekur nga koronavirusi vetëm këtë të martë, ndërsa numri i të infektuarave ka arritur në mbi 10 mijë.

Shifrat mund të jenë edhe më të larta, nga momenti që mungojnë ende disa të dhëna nga Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë Austria ka mbyllur kufijtë për këdo që mbërrin nga Italia, pavarësisht se janë të certifikuar si të pa prekur nga COVID-19.

Kurse austriakët që po qëndrojnë në Itali, pritet që të riatdhesohen dhe të futen në karantinë.

Lajmi për ndalimin u bë i ditur nga Kryeministri, Sebastian Kurz. Lëvizja është ndryshe nga hapat e ndjekur nga vendet e tjera anëtare të BE-së për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Nga ana tjetër në Britani, autoritet kanë zbuluar masat e reja ku përfshihet luftimi i lajmeve të pavërteta dhe disinformimin në rrjetet sociale për koronavirus.

Deri tani COVID-19 ka infektuar 113 255 persona dhe ka vrarë 3 954 persona. Më shumë se 62 mijë janë shëruar.