Një nga studentët e pranishëm në takimin me Ramën në universitetin e Vlorës, nuk i ka kursyer fjalët, teksa me lot në sy, i është adresuar kryeministrit.
Pyetja e studentit: Ju na tregoni ne që ai të vriste në Bulevard. Vërtetë ai të vriste ne bulevard atje dhe të vriste, por ju po na vrisni shpresën, a e kupton.
Kur duartrokitet kryeministri, ai atëherë e ndjen që është në opozitë, më vjen rëndë nga vetja që jam këtu, nuk kam mundur të iki, më mirë të pastrosh haletë diku jashtë, por të vlerëson ai atje, nëna ime kishte probleme me sytë ia lanë dy muaj më pas, se nuk kishte radhë. Babai mori kredi për të paguar legalizimin. Ku i ke falas.
Ju na dëgjoni, por nuk na e vini veshin, i shkon një politikani, por nuk na shkon ne o vlla, se jemi lodhur.
Një nga FRESSSH këtu më premtoi se do më fuste punë në bashki, nuk e di kryetari, më mori kartën e identitetit për të më anëtarësuar, jeni bërë shumë bajat, nuk durohet më mor vlla, nuk durohet më.
Përgjigjja e Ramës: Sa i përket çështjes së Gjermanisë është gabim ajo që thua, nuk është e saktë sepse ti atje i paguan shtetin 41-49 përqind të asaj që fiton, ndërsa këtu i paguan 5 përqind të asaj që fiton. Faturat e energjisë sigurisht që është e lartë, por më shumë për bizneset.
Në fund po të them një gjë çun, nuk jam këtu në këtë punë se s’di të bëj punë të tjera, jam në këtë punë sepse besoj në këtë gjë që bëj, besoj se ky vend bëhet, por jo duke kërkuar çdo gjë nga shteti.
E kuptoj që është shumë seksi kur thua që jeni të gjithë njësoj, por mua më merr të keqen kur thua se jam si ata, se po të isha si ata do haje një plumb në kokërr të ballit, dhe nëse unë do isha si ata universiteti nuk do ishte njësoj si sot.