Extra Restoranti antiCovid, aty ku kamarierë janë robotët

Restoranti antiCovid, aty ku kamarierë janë robotët

Që nga viti 2010, në Bangkok të Tajlandës, restoranti japonez Hajime tërheq mijëra klientë për veçantinë e tij: pijet dhe ushqimin, klientëve ia sjellin kamarierët-robotë.

Pikërisht falë kësaj karakteristike, në kohë pandemie ky restorant është një nga më të sigurtit.

Ndryshe nga restorantet e tjerë kudo në botë, viti 2020 për Hajime ka qenë i kënaqshëm ekonomikisht, pasi numri i klientëve që kanë konsumuar ushqim aty është dyfishuar, në krahasim me vitin 2019.