Dy vite më parë rrinte e vetmuar përballë Parlamentit suedez me një pankartë që shkruante: “Kam lënë shkollën për të protestuar për ambientin”. Sot Greta Thunberg shpallet nga revista prestigjioze Time si “Personaliteti i Vitit 2019”.
Suedezja 16-vjeçare është shndërruar në pak kohë në një frymëzim për qindra mijëra të rinj kudo në botë, dhe në përgjithësi për të gjithë ata që kanë për zemër mbrojtjen e mjedisit.
“Fuqia e rinisë”
Fotoja e kopertinë tregon Gretën në këmbë në një shkëmb përballë detit me flokët që i merr era dhe diçitura është: “Fuqia e rinisë”. Motivacioni i kësaj zgjedhjeje? “I ra ziles së alarmit mbi marrëdhënien grabitqare që ka njerëzimi me shtëpinë tonë të vetme që kemi” dhe “për të treguar se çfarë ndodh kur gjenerata e re merr fuqinë”, shpjegon revista.
Greta “ia ka arritur të transformojë ankthin mbi të ardhmen e paqartë të planetin në një lëvizje botërore që kërkon një ndryshim global”.
Revista Time nga viti 1927 çdo vit shpall personin që më shumë se të tjerët, në të mirën por edhe në të keqen, ka karakterizuar vitin. Pa dyshim që Greta është personazhi mi ri i gjithë historisë së revistës.
Adoleshentja mundi personazhe si presidenti amerikan Donald Trump, disidentët në Hong Kong ose Mark Zuckenberg.