Është një teknikë ende në eksperimentim, por sipas revistës prestigjioze amerikane New Scientist mund të revolucionoi kirurgjinë dhe t’i hapë asaj perspektiva të pamenduara më parë.
Një ekip mjekësor i universitetit të Maryland ka eksperimentuar me rezultate domethënëse mbi të paktën një pacient një teknikë të re, e quajtur “emergency preservation and resuscitation”, që mundëson operimin e pacientit në një gjendje që mund të thjeshtësohet si “vdekje artificiale”, duke pezulluar pra për të paktën dy orë pjesën më të madhe të funksioneve jetike të personit.
Më në detaj, gjaku i pacientit, zemra e të cilit ka ndalur, zëvendësohet me një solucion me bazë kripore të ftohtë, për të ulur temperaturën e trupit në 10 gradë, duke bllokuar në këtë mënyrë aktivitetin e qelizave.
Kjo teknikë “merr kohë” në përhapjen e dëmeve në indet dhe qelizat e personit, duke i mundësuar kirurgëve të kryejnë operacione në pothuajse dy orë, kur më parë duhet të zhvilloheshin në pak minuta për të shmangur dëmet cerebrale.
Personat që i janë nënshtruar kësaj teknike përbënin raste shumë të rënda, ku pulsi nuk shfaqej për të paktën 5 minuta nga ardhja në urgjencë, të plagosura me armë zjarri ose armë të ftohta, që mund të operoheshin.
“Po mësojmë shumë gjera, tani që nga kafshët kemi kaluar te qeniet njerëzore. Përhapja e kësaj teknike mund të ndihmojë në mbijetesën e shumë personave që deri tani nuk mund t’ia dilnin”. thotë Samuel Tisherman, një nga pjesëtarët e grupit.